World Learning.
Star Network.
Bosnia-Herzegovina. Croatia. Kosovo. Macedonia. Montenegro. Serbia.
 


Faqja e parė

Pėr STAR-in:
 Ē'ėshtė STAR Network
 Qasja e STAR-it
 Komiteti Këshilldhënës
 Rajonal
 Financimi i STAR-it

Programet
 Portofoli i programit
 Platforma e Poreēit
 Raport i konferencës
 rajonale

-
Partneritete pėr ndryshime

Botimet e STAR-it

Kontaktoni me ne

Lidhjet

Pėr Mėsimin botėror
(World Learning)


 

Raport i konferencës rajonale

"Strategjia për përfaqësim publik të fuqizimit ekonomik dhe politik të femrave".

29 qershor - 2 korrik, 2000

Në këtë konferencë rajonale u mblodhën rreth 70 femra nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Konferencën e organizuan bashkarisht STAR-i dhe Qendra për iniciativë qytetare nga Poreçi. Konferencën e përkrahën Freedom House (Shtëpia e lirisë) dhe Open Society Institute (Instituti Shoqëria e Hapur), kurse në tw morën pjesë edhe femra nga Evropa Qendrore dhe Lindore si dhe Amerika Veriore. Qëllimi i këtij forumi ishte që në rajon të ndihmohet ndërtimi dhe forcimi i rrjetave femërore ndërshtetërore dhe ndërsektoriale femërore.

Me qëllim që mes pjesëmarrëseve të zhvillohet diskutim, STAR-i organizoi disa punëtori të ndara nëpër grupe tematike (Femrat në tregun e punës, Femrat në botën afariste, Femrat dhe kujdesi social, Femrat dhe politika) dhe grupe sektoriale (femrat nga organizatat joqeveritare, politikanet, femrat afariste, sindikaliste dhe femrat nga mediumet). Më tutje, tryeza e rrumbullakët donatore me përfaqësuesit nga USAID, Freedom House, STAR, UNIFEM, Kvinna til Kvinna dhe Global Fund for Women femrave u dha mundësi të rallë t'u bëjnë shumë pyetje donatorëve.

Bashkëdrejtoresha e STAR-it, Jill Benderly, e hap Konferencën rajonale në Poreç për strategji dhe përfaqësim publik.
Bashkëdrejtoresha e STAR-it, Jill Benderly, e hap Konferencën rajonale në Poreç për strategji dhe përfaqësim publik.

Konferenca e arriti kulmin e vet me Miratimin e paltformës së Poreçit për veprim në fushën e fuqizimit ekonomik dhe politik me ndihmën e bashkëpunimit ndërshetëror dhe ndërsektorial. Sot platforma është e njohur mirë në të gjithë shtetet. Konferenca me sukses ndërtoi bashkëpunimin afarist mes udhëheqëseve të tre sektorëve - të shoqërisë qytetare, qeverisë dhe sektorit afarist.

Duke marrë parasysh rezultatet negative nga tranzicioni ekonomik i fuqisë punëtore femërore, si iniciativë për ndryshimet shoqërore me rëndësi më të madhe, u theksuan veçanërisht programet për rikualifikim, qasja lidhur me kreditw dhe sipërmarrësia femërore. Lidhjet e reja me femrat nga shtetet tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore e përforcuan dhe e zgjeruan bashkëpunimin rajonal mes femrave nga ish Jugosllavia. Të gjithë u pajtuan se vendosmëria dhe angazhimi për çështjet ekonomike në Paktin e stabilitetit dhe trupat tjerë ndërkombëtarë, që veprojnë në rajon duhet të jenë pikat më të rëndësishme në aksionin a ardhshëm rajonal, i cili veçmë ka filluar.

Nw hapje tw konferencës, anëtarja e Këshillit të STAR-it, Fuada Stankoviq nga Vojvodina, Serbi, duke artikuluar qëllimin e përbashkët të grupit rajonal dhe të STAR-it, theksoi:

"Jetojmë në pjesën e Evropës ku po zhvillohen procese të shpejta.

Ne, femrat nga Evropa Juglindore duhet të investojmë energji, motivim, inteligjencë dhe udhëheqje në ndërtimin e shoqërisë së drejtë në të cilën njerëzit, pa dallim të gjinisë ose nacionalitetit, do të mund të kenë mundësi të njëjta për vetërealizim dhe jetë të denjë."

 
spacer. spacer. spacer. spacer. spacer.

STAR Home | About STAR | Programs | Partnerships for Change | STAR News
Background Information | Contact STAR | Links | About World Learning
Croatia | Macedonia | Bosnia-Herzegovina | Montenegro | Kosovo | Serbia

World Learning

1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA
Phone: (202) 408-5420 Fax: (202) 408-5397 Email: star@worldlearning.org

Copyright © 1999-2008 World Learning


World Learning. Star Network.