World Learning.
Star Network.
Bosnia-Herzegovina. Croatia. Kosovo. Macedonia. Montenegro. Serbia.
 


Faqja e parė

Pėr STAR-in:
 Ē'ėshtė STAR Network
 Qasja e STAR-it
 Komiteti Këshilldhënës
 Rajonal
 Financimi i STAR-it

Programet
 Portofoli i programit
 Platforma e Poreēit
 Raport i konferencës
 rajonale

-
Partneritete pėr ndryshime

Botimet e STAR-it

Kontaktoni me ne

Lidhjet

Pėr Mėsimin botėror
(World Learning)


 

Këmbimi në SHBA

Programi për ndërtimin e paqes në Evropën Juglindore Compton

Pjesëmarrëset e aftësimit ndërkombëtar për përfaqësim publik të ndryshimeve shoqërore në shkollën e World Learning-ut për këmbim ndërkombëtar në Bratellborou, Vermont.
Pjesëmarrëset e aftësimit ndërkombëtar për përfaqësim publik të ndryshimeve shoqërore në shkollën e World Learning-ut për këmbim ndërkombëtar në Bratellborou, Vermont.

Programi ndihmon lidhshmërinë e ndërsjellë dhe projektet e aftësimit praktik për udhëheqësit/udhëheqëset e rinj/të reja të shoqërisë civile të drejtuara kah ndërtimi i paqes dhe preventivës nga konfliktet e mëtejme në rajon. Në maj të vitit 2000, STAR-i dërgoi gjashtë pjesëmarrëse nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia në Institutin veror Transformim i konflikteve mes kulturave të ndryshme (Conflict Transformation across Cultures (CONTACT)) në shkollën World Learning për aftësim ndërkombëtar (World Learning's School for International Training) në Bratellborou, Vermont. Ndërtuesit e paqes së Compton- it pas aftësimit pranuan përkrahje financiare për projekte të vogla praktike për aftësim në bashkësitë e tyre.

Femrat në luftë për paqe (Women Waging Peace (WWP))

Femrat në luftë për paqe, viti 2000: Zorica Trifunoviq nga Serbia diskuton për ndërtimin ndëretnik të paqes me delegatet nga Qiproja dhe Shri Lanka.
Femrat në luftë për paqe, viti 2000: Zorica Trifunoviq nga Serbia diskuton për ndërtimin ndëretnik të paqes me delegatet nga Qiproja dhe Shri Lanka.

Delegatja Swanee Hunt nga fondi Hunt Alternatives Fund dhe Kennedy School of Government në Harvard e filloi atë iniciativë globale, shumështresore për promovim të pranisë në publik, zhvillimit të mjeshtërive dhe rrjetëzimit të femrave, të cilat punojnë në ndërtimin e paqes. Për shkak të lidhjeve të saj të sigurta dhe të forta me femrat nga i tërë ai rajon, organizata STAR Network World Learning është zgjedhur si partnere në zbatimin e aktivitetit në rajonin e vendeve të ish-Jugosllavisë. Xhill Benderli, bashkëdrejtoreshë e STAR-it në Zagreb, punonte me delegacionin e parë prej 10 femrave nga Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Bosna, të cilat në dhjetor të vitit1999 u mblodhën bashkë me 100 kolege nga nëntë qendra tjera të konflikteve në botë, në qendrën në Kembrixh, Masaçusets, që t'i këmbejnë strategjitë dhe njohuritë për vështirësitë ekzistuese.

Si partner lokal në zbatimin e aktiviteteve, STAR Network World Learning vazhdon ta përkrahë kyçjen e femrave të rajonit në veprimtarinë dhe programet e WWP-së, konferencat vjetore, në projektet ndërrajonale hulumtuese, në përpjekjet në fushën e përfaqësimit publik dhe të ndërtimit të kapaciteteve. Konferenca e dytë u mbajt nga 4-18 nëntor të vitit 2000 në Boston. Këtu rrjeti i organizatës Femrat në luftë për paqe (Women Waging Peace) u zgjerua me partnerët lokalë nga Burundi, Shri Lanka, Rusia dhe Meksika. Në dhjetor të vitit 2000, STAR Network mori pjesë në seminarin rajonal të WWP-së "Femrat në politikë", i cili u mbajt në Beograd me pjesëmarrëse nga shtetet e ish-Jugosllavisë, Evropës dhe SHBA-ve.

Përfaqësim ndërkombëtar i ndryshimeve shoqërore
(International Policy Advocacy(IPA))
Grupi prej tetë femrash nga Serbia dhe Maqedonia, aktive në sektorë të ndryshëm - shoqëria civile (OJQ-të dhe sindikatat), ekonomia (organizatat afariste) dhe qeveria (partitë poltike, pushteti lokal) - do të marrin pjesë në programin për aftësim me titull Përfaqësimi ndërkombëtar i ndryshimeve shoqërore (International Policy Advocacy(IPA)) nën mbrojtje të Shkollës për aftësim ndërkombëtar (School for International Training) në kohëzgjatje prej një muaji. Programi do të mbahet në Uashington, Nju Jork dhe Bratellborou (qershor 2001). Çdo anëtare mori për detyrë se në bashkësinë e vet lokale , me përkrahje financiare të STAR-it, do të bëhet aftësuese për përfaqësim publik të ndryshimeve shoqërore. Aftësueset, të cilat e vijonin shkollën në vitin 2001, do të rrjetëzohen me 18 STAR-pjesëmarrëse të kurseve të mëhershme të IPA-së nga vendet e ish-Jugosllavisë, të cilat do t'u ofrojnë aftësim plotësues dhe përkrahje mentorale. Aftësueset nga vendet e ish-Jugosllavisë, të cilat para pak kohësh e vijonin kursin e IPA-së përgatitën një pako të ndihmës për aktivistet/përfaqësueset, në të cilin është përfshirë edhe doracaku për ndryshime shoqërore, i cili po bëhet gjithnjë e më i pranuar në tërë rajonin dhe në botë (STAR e botoi më 1998)

 
spacer. spacer. spacer. spacer. spacer.

STAR Home | About STAR | Programs | Partnerships for Change | STAR News
Background Information | Contact STAR | Links | About World Learning
Croatia | Macedonia | Bosnia-Herzegovina | Montenegro | Kosovo | Serbia

World Learning

1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA
Phone: (202) 408-5420 Fax: (202) 408-5397 Email: star@worldlearning.org

Copyright © 1999-2008 World Learning


World Learning. Star Network.