![]() |
|||||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|
STAR-i i Serbisë
Ky program u jep përkrahje të gjerë teknike, aftësim dhe përkrahje financiare iniciativave vendore, të cilat ndërtojnë vetëbesimin dhe kapacitetin e organizatave joqeveritare, sindikatave, partive, mediave dhe femrave afariste për bashkëpunim reciprok në zhvillimin e shkathtësive politike dhe punës rreth çështjeve ndërsektoriale. Plani
i punës rreth çështjeve ekonomike dhe politike femërore
dhe fushata për përkrahje. Programi politik Aftësimi
për përfaqësim publik dhe për udhëheqëse
politike Aftësimi plotësues do të mbahet pas kthyerjes së studenteve nga Serbia, të cilat diplomuan në programin Programi ndërkombëtar për përfaqësim të ndryshimeve shoqërore (International Policy Advocacy Program), që u mbaj në verën e vitit 2001. STAR-i do të organizojë post-punëtori programore ku do të mendohen strategjitë dhe fazat konkrete të të vepruarit në fushë të përfaqësimit publik. STAR-i planifikon një punëtori "Hapat e STAR-it" për barazinë e gjinive dhe pjesëmarrjen politike edhe ate për femra dhe meshkuj nga shoqëria qytetare, sindikatat, sektori afarist dhe publik. Me ekipe të përbashkëta të aftësuesëve dhe pjesëmarrje aktive të femrave dhe meshkujve, do të hulumtohet lidhja mes demokratizimit dhe dinamikës së gjinive. Punëtoria "Hapat e STAR-it" filloi në maj të vitit 2001 dhe u mbajt në kryeqytetet e Serbisë dhe Vojvodinës. Qëllimi i punëtorisë ishte:
Aftësimi i parë i aftësueseve të punëtorisë"Hapat e STAR-it" u mbajt në Lepenski Vir prej 3 deri në 6 maj të vitit 2001. Dhjetë femra nga sindikatat dhe dymbëdhjetë nga partitë politike themeluan pesë ekipe sindikaliste dhe gjashtë ekipe të femrave nga partitë politike, të cilat gjatë verës së vitit 2001, nëpër Serbi, do të mbnin minimum 60 aftësime njëditëshe. "Hapat e STAR-it" shfrytëzon aftësueset e programit "Femrat munden" të Grupit punues për barazinë e gjinive të Paktit të stabilitetit dhe projekteve të tjera. Programi ekonomik Hulumtime
për pozitën ekonomike dhe politike të femrave në Jugosllavi Konferenca në shkurt të vitit 2001 si vazhdim i Konferencës rajonale të STAR-it, Beograd, 2-4 shkurt të vitit 2001.
STAR-i organizoi konferencën si vazhdim të konferencës së mbajtur në maj të vitit 2001 në Poreç të Kroacisë, për të vlerësuar rezultatet e konferencës, strategjitë e nryshme për Serbinë si hapa realiste për përmirësimin e pozitës së femrave. Në konferencë u prezantuan rezultatet preliminare nga hulumtimi i ri "Pozita shoqërore ekonomike e femrave në Jugosllavi". Pesëdhjetë pjesëmarrëse përpiluan platformën e përbashkët, si bazë të përfaqësimit të tyre të ardhshëm ndërsektorial publik të ndryshimeve shoqërore dhe të përpjekjeve për qëllim të zhvillimit ekonomik: Ne, pjesëmarrëset e konferencës për pozitën ekonomike dhe shoqërore të femrave në Jugosllavi përfunduam se si femra jemi një nga grupet më të lëndueshme shoqërore në kuptimin ekonomik dhe shoqëror, veçanërisht duke marrë parasysh procesin e tranzicionit dhe transformimit ekonomik në Serbi dhe Mal t ë Zi. Prandaj pretendojmë për përmirësim urgjent të pozitës së femrave në tregun e punës, në sektorin afarist dhe në politikë me anë të hapave vijues:
Vendosëm për mënyrën e përbashkët të punës, si dhe për veprimtarinë konkrete me të cilën do t'i arrijmë qëllimet. Rezultati më i rëndësishëm i konferencës ishte themelimi i gjashtë grupeve punuese, të cilat do t'i hartojnë strategjitë për zgjidhjen e problemeve të definuara në lidhje me pozitën ekonomike dhe shoqërore të femrave: (1) grupi për lobim; (2) grupi sindikal; (3) grupi për aftësim për sipërmarrësi dhe konsultime; (4) grupi për ente mikrofinanciare; (5) grupi për fushata, gra dhe mediume dhe (6) grupi për analizë dhe revizion të politikës shoqërore. Aftësim për përfaqësim publik të femrave-eksperte për çështje ekonomike.
Në shkurt të vitit 2001 aftësueset për përfaqësim publik dhe aktivistet nga Kroacia, Gordana Stojanoviq dhe Bojana Genov, mbajtën trajning intenziv për mjeshtëritë e përfaqësimit publik si përkrahje të fushatave të suksesshme të grave-eksperte të ekonomisë nga Serbia. Elementet e aftësimit i përfshinin: vlerësimin e nevojës dhe definicionit të qëllimeve, zhvillimin e strategjisë, lobimin e suksesshëm, SWOT analizën, metodat e mbledhjes së të dhënave, organizimin e fushatave, përmirësimin e punës ekipore dhe rëndësinë e mediave dhe të vlerësimit.
Femrat-eksperte nga CESID-i, Marijana Pajvançiq dhe Soraja Sokoviq, përgatitën material për procedurat parlamentare, për dispozitat kushtetuese dhe ligjore, të cilat mund t'u ndihmojnë përfaqësueseve për ta kuptuar më mirë sistemin legjislativ të Jugosllavisë dhe të Serbisë. Aftësimi
ndërkombëtar për femrat nga Serbia për përfaqësimin
publik të ndryshimeve shoqërore Programi
i përkrahjeve të vogla financiare për veprimtari ndërsektoriale |
|||||||
STAR Home | About
STAR | Programs | Partnerships for
Change | STAR News 1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA Copyright © 1999-2008 World Learning |