![]() |
|||||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|
STAR-i i Malit të Zi
Edhe pse STAR-i nuk ka program të veçantë për Malin e Zi, me aktivitetet e veta gjithmonë përfshin edhe udhëheqëset nga Mali i Zi. Prandaj nga dhjetori i vitit 2000 në Komitetin rajonal këshilldhënës ka dy anëtare të Malit të Zi, të cilat sigurojnë lidhjen mes STAR-it dhe femrave nga Mali i Zi. Momentalisht ato anëtare janë Biljana Vujosheviq, sipërmarrëse e re e cila udhëheq Zyrën e femrave afariste në Podgoricë dhe Nada Drobnjak, aktiviste politike me përvojë nga Partia demokratike e socialistëve të Malit të Zi.
Katër femra nga Mali i Zi morën pjesë në post-konferencën e Poreçit për pozitën ekonomike të femrës në Jugosllavi. Konferenca u mbajt në Beograd në shkurt të vitit 2001. STAR-i me fondet e veta ndihmoi themelimin e Shoqatës së parë të femrave afariste në Podgoricë. Ndihma e vogël financiare prej 5000 dollarësh mundësoi të realizohen: regjistrimi i organizatës; hulumtimi i parë vendor për pengesat në zhvillimin e sipërmarrësisë të femrave në Mal të Zi; organizimi i pesë aftësimeve dhe dy tryezave të rrumbullakëta për zhvillimin e sipërmarrësisë së femrave. |
|||||
STAR Home | About
STAR | Programs | Partnerships for
Change | STAR News 1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA Copyright © 1999-2008 World Learning |