| |
Faqja e parė
Pėr STAR-in:
Ē'ėshtė
STAR Network
Qasja e STAR-it
Komiteti Këshilldhënës
Rajonal
Financimi
i STAR-it
Programet
Portofoli i programit
Platforma
e Poreēit
Raport i konferencës
rajonale
-
Partneritete pėr ndryshime
Botimet e STAR-it
Kontaktoni me ne
Lidhjet
Pėr Mėsimin botėror
(World Learning)
|
|
STAR-i
i Maqedonisë

Femrat nga organizata ANTIKO, njëra nga organizatat udhëheqëse
femërore në Maqedoni. |
Qëllimi
i këtij programi është forcimi i rrjetave ekzistuese joformale
ndërsektoriale mes femrave. Këmbimi i teknikës së
përfaqësimit, realizimi i diskutimit ndërsektorial dhe
përkrahja e strategjive lokale të veprimit janë mënyrat
kryesore në të cilat STAR-i e nxit fuqizimin politik dhe ekonomik
të femrave në Maqedoni.
ANTIKO
punon në ndërtimin e paqes.
ANTIKO,
rrjet multietnik femëror në Maqedoni, e promovon udhëheqësinë
femërore me punën e vet të krijimit të kulturës
së paqes në tërë Maqedoninë. Vijon citat nga
intervista me ANTIKO-n, të cilën e bëri Afërdita Imeri.
*
Në Maqedoni dominon mendimi se "dallueshmëria" është
e barabartë me armiqësi. Bashkësitë janë tërësisht
të ndara, me pak ose aspak komunikim. Duke e marrë parasysh
këtë, ANTIKO është një pilot projekt, i cili
i konsideron dallimet mes njerëzve për forcë pozitive,
e jo për kërcënim (Intervista
komplete me ANTIKO-n) shkruan Afërdita Imeri.
Forume
për çështje ekonomike
Forumi
i parë për çështje lokale ekonomike, si mjet për
shqyrtim të problemeve ekonomike të femrave, duke e pasur parasysh
se ishte identifikuar si problem edhe nga Komiteti rajonal këshilldhënës,
u organizua në Sveti Nikollë, qytet i cili përjetoi rënie
të fortë dhe të shpejtë ekonomike dhe papunësi.
Në vitin 1992 ky ishte qyteti me rrogë më të lartë
mesatare në Maqedoni, ndërsa çdo qytetar i katërt
i tij ishte i punësuar. Por, sot ky qytet me 14.000 banorë ka
5388 të papunësuar, prej të cilëve 2.425 janë
femra. Forca kryesore e forumit ishte në atë se femrat e Sveti
Nikollës ndërmorën iniciativën për organizimin
e tij. Shenja e shpresës për to qëndronte në gatishmërinë
e burzës lokale të punës t'u ofrojë femrave të
papunësuara aftësim plotësues dhe këshilla për
punë.
Udhëheqja
e femrave të reja
Tema
e përpunuar në dy aftësime do të përfshijë:
fuqizim të femrave të reja për ndërmarrje të
rolit aktiv në OJQ-të, sindikatat dhe në partitë politike;
nxitje të femrave për promovim të stileve të reja,
demokratike, multietnike të udhëheqjes dhe demonstrimit të
ndërtimit të vetëbesimit dhe të kompetencave. Aftësimi
i udhëheqëseve të reja nga të 4 sektorët e shoqërisë
do ta përfaqësojë konceptin e përfaqësimit publik
dhe stilit të ri të udhëheqjes.
Edhe
përpos tensionit të fortë politik dhe dhunës, punëtoria
e parë për udhëheqëset e reja u mbajt nga 30 marsi
deri më 1 prill në Shkup. U mblodhën 21 femra prej organizatave
joqeveritare, partive politike, mediumeve dhe sektorit afarist. Grupi
ishte, gjithashtu, etnikisht dhe rajonalisht i llojllojshëm, ngase
femrat vinin nga të gjitha pjesët e Maqedonisë - Shkup,
Krushevë, Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Manastir.
Aleksandra Petriq, koordinatore e Rrjetit të të rinjve nga Bosnja
dhe Hercegovina, e paraqiti konceptin e udhëheqjes femërore
dhe krijimit të ekipeve, ndërsa Biljana dhe Elisaveta Bejkova
nga Shkupi i përpunuan hulumtimet për stereotipet e dallimeve
mes gjinive. Punëtoria ishte shumë e suksesshme dhe shërbeu
si shembull bashkëpunimi, i cili i tejkalon ndarjet etnike, sektoriale
dhe rajonale në periudhën e krizës politike.
Shkollë
aftësimi për udhëheqje të financave
Shkolla
e aftësimit për udhëheqje të financave bazohej në
përvojën e suksesshme nga Kosova, ndërsa është
jashtëzakonisht e rëndësishme për shkak të numrit
të madh të OJQ-ve të reja, seksioneve femërore në
sindikata dhe numrit të zvogëluar të donatorëve në
vend. Aftësimi intenziv për udhëheqje të financave
ndihmon në avancimin e aftësive menaxhuese, në punimin
e përllogaritjeve, në mbledhjen e përkrahjes financiare,
lajmërimit dhe përgjegjësisë së tërësishme
të organizatave femërore maqedonase.
|
|