World Learning.
Star Network.
Bosnia-Herzegovina. Croatia. Kosovo. Macedonia. Montenegro. Serbia.
 


Faqja e parė

Pėr STAR-in:
 Ē'ėshtė STAR Network
 Qasja e STAR-it
 Komiteti Këshilldhënës
 Rajonal
 Financimi i STAR-it

Programet
 Portofoli i programit
 Platforma e Poreēit
 Raport i konferencës
 rajonale

-
Partneritete pėr ndryshime

Botimet e STAR-it

Kontaktoni me ne

Lidhjet

Pėr Mėsimin botėror
(World Learning)


 

STAR-i i Kosovës

Programi i STAR-it për Kosovë vepron në tërë Kosovën dhe merret me çështjet vijuese:

  • aftësimin për zhvillimin e shkathtësive të kandidateve dhe përfaqësueseve të zgjedhura, para dhe pas zgjedhjeve vendore të mbajtura para do kohe;
  • ndërtimin e kapaciteteve të OJQ-ve, dhe
  • udhëheqjen për zhvillimin e mundësive ekonomike me anën e themelimit të organizatave femërore afariste, zhvillimin e shkathtësive në udhëheqjen me mikrokreditë dhe në shërbimin për përkrahje të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla.
Program për zhvillimin e shkrim-leximit të femrave Motrat Qiriazi në Kosovë.
Program për zhvillimin e shkrim-leximit të femrave Motrat Qiriazi në Kosovë.

Komiteti këshillëdhënës rajonal i femrave të Kosovës u hapi mundësi të reja zhvillimit të shkathtësive, bashkëpunimit rajonal në të vepruarit ekonomik dhe në përfaqësimin publik të ndryshimeve politike.

Aftësimi për fuqizim publik dhe zhvillim të aftësive e rrit aftësinë e udhëheqëseve politike të Kosovës, që t'i zhvillojnë aftësitë në fushën e të folurit publik, identifikimit të problemeve, zhvillimit të programeve, shfrytëzimit të mediave dhe përvojës zgjedhore.

STAR-i i ndihmon Qendrës për mbrojtje të femrave dhe fëmijëve në Prishtinë, Kosovë, që ta zgjerojë veprimtarinë dhe të ngjallë interes te femrat e reja.
STAR-i i ndihmon Qendrës për mbrojtje të femrave dhe fëmijëve në Prishtinë, Kosovë, që ta zgjerojë veprimtarinë dhe të ngjallë interes te femrat e reja.

Punëtoritë për udhëheqjen e organizatave joqeveritare e shpejtojnë udhëheqjen e suksesshme nëpërmjet të planifikimit strategjik, zhvillimit dhe drejtimit organizativ. Punëtoritë gjithashtu përkrahin udhëheqjen e suksesshme të programeve lokale këshilldhënëse të shërbimeve për viktimat e traumave dhe familjet e tyre.

Programi për ndërtim të udhëheqjes ekonomike u ndihmon sipërmarrëseve në zhvillimin dhe shfrytëzimin e aftësive të reja për themelim ose zgjerim të ndërmarrjeve dhe organizatave femërore. Në këtë mënyrë shpejtohet zgjerimi i suksesit afarist të femrës. Me përkrahje të këmbimit rajonal të femrave-eksperte, programet plotësuese të organizatave joqeveritare femërore në Kosovë mund t'i vështrojnë mësimet nga Bosnja për atë çka e përbën suksesin dhe qëndrueshmërinë, ndërsa dhënësit e mikrokredive për organizatat joqeveritare mund të mësojnë si ta përmirësojnë më së miri arritshmërinë ndaj kredive për femrat.

Muajve të fundit, duke punuar në kushte jashtëzakonisht të rënda, pa rrymë elektrike dhe në rrethana ende jostabile politike, STAR/Kosova arriti të zbatojë një varg aftësimesh dhe konsultimesh për grupet femërore në lidhje me ndërtimin e aftësive për realizimin e qëllimeve dhe për mbajtje të aftësimit post-zgjedhor për anëtaret e zgjedhura në kuvendet lokale dhe udhëheqëset e organizatave joqeveritare.

Sevdie Ahmeti, Qendra për mbrojtje të femrave dhe fëmijëve në Prishtinë, Kosovë.
Sevdie Ahmeti, Qendra për mbrojtje të femrave dhe fëmijëve në Prishtinë, Kosovë.

Një aftësim u mbajt në fshatin Krusha e Madhe, i cili ishte tmerrësisht i shkatërruar gjatë luftës: pothuajse tërë popullata mashkullore ishte e vrarë ose e zhdukur. Më së paku një anëtar mashkullor nga çdo familje është vrarë ose zhdukur, ndërsa pothuajse të gjitha femrat janë dhunuar. Duke e marrë parasysh këtë trishtim të madh, formati i aftësimit për zhvillimin e vetëdijes për çështjet gjinore është ndryshuar për t'u siguruar efekti terapeutik i grupit psikosocial për përkrahje.

 
spacer. spacer. spacer. spacer. spacer.

STAR Home | About STAR | Programs | Partnerships for Change | STAR News
Background Information | Contact STAR | Links | About World Learning
Croatia | Macedonia | Bosnia-Herzegovina | Montenegro | Kosovo | Serbia

World Learning

1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA
Phone: (202) 408-5420 Fax: (202) 408-5397 Email: star@worldlearning.org

Copyright © 1999-2008 World Learning


World Learning. Star Network.