World Learning.
Star Network.
Bosnia-Herzegovina. Croatia. Kosovo. Macedonia. Montenegro. Serbia.
 


Faqja e parė

Pėr STAR-in:
 Ē'ėshtė STAR Network
 Qasja e STAR-it
 Komiteti Këshilldhënës
 Rajonal
 Financimi i STAR-it

Programet
 Portofoli i programit
 Platforma e Poreēit
 Raport i konferencës
 rajonale

-
Partneritete pėr ndryshime

Botimet e STAR-it

Kontaktoni me ne

Lidhjet

Pėr Mėsimin botėror
(World Learning)


 

Këmbimi rajonal i femrave-eksperte

STAR Network World Learning-u i shfrytëzon femrat-eksperte rajonale në aftësimin dhe përkrahjen teknike, për forcim të kapacitetit të organizatave joqeveritare dhe të udhëheqëseve politke; për ndërtim të koalicioneve dhe për zhvillim të shfrytëzimit strategjik të mediave për fushatë të suksesshme lidhur me çështje të caktuara. Aftësimi për përfaqësim publik në media dhe femrat-eksperte nga Evropa Qendrore dhe Lindore për fuqizim politik dhe ekonomik të femrave i forcojnë aktivitetet ekzistuese rajonale.

Këmbimi i eksperteve mund të kryhet edhe në formë të mbikëqyrjes së pjesëmarrëseve; zbatimit të projekteve të suksesshme, aftësimit ose ndihmës teknike të cilën e japin femrat-eksperte në shtet tjetër; dhe/ose pjesëmarrje në konferenca dhe aftësime të ndryshme në rajon.

STAR-i ka bërë disa këmbime rajonale të femrave-eksperte:

  • Aftësim nga realizimi i dialogut ndëretnik

    Nuna Zvizdiq, anëtare e KRK-së dhe STAR-it dhe aftësuese udhëheqëse rajonale për transformim të konflikteve, udhëheq punëtorinë.
    Nuna Zvizdiq, anëtare e KRK-së dhe STAR-it dhe aftësuese udhëheqëse rajonale për transformim të konflikteve, udhëheq punëtorinë.

    Anëtarja e Komitetit rajonal këshilldhënës (KRK), Nuna Zvizdiq, nga organizata Femrat-femrave (Zhene-zhenama), e mbajti një aftësim në grupin multietnik femëror ANTIKO. Aftësimi shërbente si përgatitje për një varg tryeazash të rrumbullakëta multietnike të drejtuara kah qasja konstruktive ndaj krizës në Maqedoni. ANTIKO do të organizojë aftësime në shtatë qytete të Maqedonisë.

  • Këmbim i femrave-eksperte për mikrofinancim
    Këmbimi i tri femrave-eksperte nga RFJ (Vojvodina), Kosova dhe Maqedonia të cilat i vizituan tri programet udhëheqëse mikrokreditore në Bosnjë e Hercegovinë (BOSPO, Femrat-femrave dhe World Vision), në mars të vitit 2000.

    Si vazhdim i këmbimit, femra-eksperte nga RFJ (Vojvodina) ishte e pranishme në Konferencën e tretë punuese të institutcioneve për mikrofinancim në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe vendet e reja të pavarura, e cila u mbajt në Dubrovnik, Kroaci, prej 5-6 maj të vitit 2000.

  • "Aspektet makroekonomike të ndikimit të globalizimit dhe tranzicionit mbi gratë"
    Ligjërata e Marina Kokanoviqit.
    Ligjërata e Marina Kokanoviqit.

    Tryezë e rrumbullakët, të cilën e prezantoi Marina Kokanoviq, eksperte ekonomike e Lidhjes së sindikatave të pavarura të Kroacisë. Nikoqire ishte Liljana Jankullovska, anëtare e KRK-së nga Maqedonia dhe nënkryetare e Lidhjes së sindikatave maqedonase.

  • Aftësim për aftësueset për përkrahje të femrave afariste
    Aftësimin e mbajtën dy femra-eksperte nga Iniciativa vojvodinase për vetëpunësim të femrave (RFJ). Ai u mbajt në Ohër të Maqedonisë, në qershor të vitit 2000.

  • Aftësim për aktivistet kosovare të politikës
    Aftësimin e mbajti një shqiptare e Maqedonisë, nëpunëse në drejtorinë komunale dhe udhëheqëse qytetare, duke i përfshirë edhe panel prezentimet në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë në Kosovë, në maj të vitit 2000.
  • Aftësim për volontere për ndihmë në raste të dhunës në familje nga Maqedonia, në gjuhën shqipe
    Aftësimin e mbajtën aftësueset e Qendrës femërore në Tiranë, të Shqipërisë. Vazhdimi i aftësimit në qendrat këshilldhënëse dhe shërbimet telefonike shqiptare dhe kroate u mbajt në shtator dhe tetor të vitit 2000.
  • Aftësim i aktivisteve të reja kroate
    Aftësimi u mbajt në Institutin për aftësim të udhëheqëseve të reja nga Evropa Qendrore dhe Lindore (Leadership Training Institute for Young Women of Central and Eastern Europe) në Bratisllavë të Sllovakisë, në tetor të vitit 2000.
  • Punëtori rajonale e rrjetit femëror ekonomik
  • Punëtorinë e organizoi Shoqata e femrave afariste nga Beogradi për 50 femra afariste nga rajoni në tetor të vitit 2000.

  • "Ndikimi i globalizimit mbi femrat në Kroaci"
    Në nëntor të vitit 2000, në Zagreb, në bashkëpunim me organizatën B.a.B.e., organizatë udhëheqëse joqeveritare kroate, u organizua një tryezë e rrumbullakët. STAR-i e ndihmoi pjesëmarrjen e koordinatores së Grupit punues për barazi të gjinive nga Sllovenia, Sonja Llokar, e cila mbajti prezantim për "Statusin ekonomik të femrave në vendet në tranzicion".

 
spacer. spacer. spacer. spacer. spacer.

STAR Home | About STAR | Programs | Partnerships for Change | STAR News
Background Information | Contact STAR | Links | About World Learning
Croatia | Macedonia | Bosnia-Herzegovina | Montenegro | Kosovo | Serbia

World Learning

1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA
Phone: (202) 408-5420 Fax: (202) 408-5397 Email: star@worldlearning.org

Copyright © 1999-2008 World Learning


World Learning. Star Network.