| |
Faqja e parė
Pėr STAR-in:
Ē'ėshtė
STAR Network
Qasja e STAR-it
Komiteti Këshilldhënës
Rajonal
Financimi
i STAR-it
Programet
Portofoli i programit
Platforma
e Poreēit
Raport i konferencës
rajonale
-
Partneritete pėr ndryshime
Botimet e STAR-it
Kontaktoni me ne
Lidhjet
Pėr Mėsimin botėror
(World Learning)
|
|
STAR
Kroaci

Femrat në Kroaci përpiqen ta realizojnë barazinë
ekonomike. |
Në
një varg të forumeve ekonomike që u mbajtën nën
udhëheqjen e femrave në dhjetë bashkësi u hulumtuan
statusi dhe mundësitë e femrave për të forcuar ndihmën
vendore dhe financiare të zhvillimit ekonomik dhe të realizimit
të ndryshimeve shoqërore. Për të vepruar maksimalisht
rreth çështjeve të perspektivës, nevojave, burimeve
vendore dhe ndikimit të gjerë mbi anëtarët e bashkësisë,
në procesin e planifikimit marrin pjesë femrat nga sektorë
të ndryshëm - nga qeveria, sindikatat, sektori afarist, organizatat
joqeveritare, mediat dhe partitë politike. Forume dhe aktivitete
u organizuan në periudhë të vitit 2001-2002, pas forumeve
në Osjek, Pulë, Rjekë, Dubrovnik, Split, Varazhdin, Karlovc,
Pakrac, Knin dhe Zagreb.
Zhvillimi
i bashkëpunimit ndërkombëtar mes femrave të sektoreve
të ndryshëm dhe hapja e rrjetit është aspekti më
inventiv i procesit të planifikimit të forumit. Si rezultat
nga çdo forum, pjesëmarrëset nga mjedise të ndryshme
profesionale dhe institucionale bashkojnë forcat për t`i shpejtuar
iniciativat vendore për forcimin ekonomik të femrave dhe për
të identifikuar të gjitha burimet ekzistuese, të cilat
nuk i kanë ditur më parë. Iniciativat vendore përfshijnë
inkubatorë të rinj, afaristë për femra, vija kreditore
bankare, programe për aftësim afarist dhe iniciativa për
vetëpunësim.
Partnerë
vendorë:
Partnerët më të rëndësishëm vendorë
janë: Qendra për sipërmarrësi, Organizata kroate e
femrave afariste KRUG, Instituti për financa publike dhe Seksioni
i femrave i Lidhjes së sindikatave.

Udhëtim studiues në SHBA për kroatet e inkuadruara
në veprimtarinë e Zyrës për barazi të gjinive
(Gender Equality Commission - GEC). GEC e Kroacisë
është forcë udhëheqëse e fuqizimit ekonomik
dhe politik të femrave. |
Roli
i STAR-it
Në
bashkëpunim me anëtaret kroate të Komitetit këshilldhënës,
me partnerët vendorë dhe me femrat - eksperte të sektorëve
të ndryshëm STAR-i, në çdo qytet të Kroacisë,
identifikon nevojat më urgjente, ndihmon në procesin e planifikimit,
identifikon pjesëmarrëset dhe secilës bashkësi i jep
ndihmë në aftësim dhe përkrahje teknike për planifikimin
dhe realizimin e veprimtarisë.
Aktivitete
të realizuara kohëve të fundit
Tri
forumet e para në Osjek (23 janar 2001), Pulë (21 shkurt 2001)
dhe Rjekë (23 mars 2001) nxitën diskutimin dinamik dhe hapat
e parë kah të vepruarit me qëllim të përmirësimit
të arritshmërisë të punësimi dhe kah forca ekonomike
e femrës.
- Në
forumin në Pulë planifikohej botimi i listës së
burimeve të të gjitha shërbimeve, të cilat institucionet,
organizatat joqeveritare dhe bankat ua ofrojnë sipërmarrëseve
nga famullia e Istrisë. STAR-i do ta ndihmojë botimin
e parë, kurse Zyra e famullisë për barazinë e gjinive
do ta sigurojë ndihmën për ndryshimet vjetore të
kësaj liste. U themelua një grup punues multidisiplinar, i
cili do ta hartojë propozimin deri te Famullia për përmirësimin
e arritshmërisë të kredive për femra. Në bazë
të prezantimit të inkubatorit të suksesshëm në
Labin u themelua grupi punues për inkubatorë afaristë
për femra. Zyra e famullisë për barazi të gjinive
u pajtua të organizojë dhe sponzorojë forumet e ardhshme
të femrave në Istrie për çështje ekonomike.
- Në
forumin në Rjekë u themelua grupi multisektoral i femrave,
qëllimi i të cilit do të jetë zhvillimi i strategjisë
për shpërndarjen më të mirë të informatave
për burimet ekzistuese dhe institucioneve për përkrahje
të sipërmarrësisë dhe të vetëpunësimit,
si dhe hapja e këtij institucioni për numër më të
madh të femrave. Qëllimet plotësuese të këtij
grupi janë: planifikimi
i fushatës për rritjen e vetëbesueshmërisë
së femrave në krijimin e ndërmarrjeve të tyre, bashkëpunimi
me institucionet e pushtetit vendor në inkuadrimin e çështjes
së barazisë së gjinive në Strategjinë e zvillimit
ekonomik të Rjekës.
- Tryeza
e rrumbullakët "Përkrahje sipëmarrësisë së
femrave në Split"
U
mbajt më 21 qershor të vitit 2001 dhe këtu u themelua
"Iniciativa për sipërmarrësinë e femrave". Anëtarë
të iniciativës do të jenë institucionet e pushtetit
vendor, siç janë Zyrat e qyteteve dhe famullive për
afarizëm dhe ekonomi, OJQ-të të cilat zhvillojnë
programe për përkrahje të ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme, siç janë Hapat e shpresës (Stope
nade), Fakulteti Ekonomik i Universitetit në Split, Oda Ekonomike,
Qendra për sipërmarrësi dhe Qendra teknologjike.
Roli
i kësaj iniciative do të jetë: koordinimi i aktiviteteve
ekzistuese për përkrahje të sipërmarrësisë
në famullinë dalmatine splitase; këmbimi i informatave
dhe nxitja e krijimit të programeve të reja për përkrahje
të sipërmarrësisë, të cilat do të realizohen
me anën e bashkëpunimit multisektor.
|
|