![]() |
|||||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|
STAR Bosnjë dhe Hercegovinë Femrat
në ekonominë e Bosnjës dhe Hercegovinës Raport për konferencën (preliminare)
STAR Network World Learning dhe Rrjeti ekonomik i femrave të Bosnjës dhe Hercegovinës organizuan më 31 mars-1 qershor në Sarajevë konferencën me titull "Femrat në ekonominë e Bosnjës dhe Hercegovinës: STOP varfërisë". Partnerë të projektit ishin Zyra për programe të zhvillimit të Federatës së BH-së dhe organizata ndërkombëtare "Femrat femrave". Në konferencë morën pjesë rreth 70 femra nga të gjitha pjesët e Bosnjës dhe Hercegovinës - femra afariste, udhëheqëse të OJQ-ve, femra të cilat sigurojnë dhe shfrytëzojnë mikrokredi, funksionare në qeveri dhe femra - eksperte profesionale. Pas hyrjes plenare (shiko programin), pjesëmarrëset morën pjesë në pesë punëtori që mbaheshin njëkohësisht (sipërmarrësi, punësim, legjislacion, financim/arritshmëri deri te kreditë dhe për arsimim). Punëtoritë përfunduan me rekomandime të përpiluara me kujdes për fuqizimin e femrës në BeH, të cilat në të ardhmën do të kahëzojnë punën e Rrjetit. Punëtoritë, përfundimet dhe rekomandimet Ditën e dytë iu prezantuan përfaqësuesëve të qeverisë dhe bashkësisë ndërkombëtare, mes të cilëve ishte edhe kryetari i Federatës së BeH-së, Karlo Filipoviq. Kryetarja e organizatës femërore afariste UNA, Zahida Qosiq, prezantoi rekomandimet për sipërmarrësi, kurse Klelija Balta, nga organizata CARE QIF, prezantoi rekomandimet për krijimin e mjedisit të suksesshëm afarist, i cili krijon punë të reja. Jasminka Xhumhur, nga Qendra e femrave për këshila juridike, prezantoi rekomandimet për atë se si femrat mund të ndikojnë mbi miratimin e ligjeve dhe rregullave, të cilat ndikojnë mbi pjesëmarrjen e tyre ekonomike. Nejira Naliq nga organizata joqeveritare mikrokredite Mi-Bospo, prezantoi rekomandimet si të rritet arritshmëria deri te burimet kreditore dhe financiare për veprimtarinë ekonomike të femrave. Dhe përfundimisht, Marijana Dinek nga organizata joqeveritare Forma F, prezantoi përfundimet për rëndësinë e arsimimit për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe rolin e organizatave joqeveritare mbi aftësimin. Kryetari i federatës së B-H-së, Karlo Filipoviq, i shprehu përkrahje konferencës dhe rrjetit. Ai deklaroi se " rekomandimet dhe punëtoritë janë përgatitur me seriozitet" dhe se rrjetit do t'ia japë përkrahjen e vet. Përkrahjen e tij e dha edhe kryetari i Odës ekonomike të B-H-së, Mensur Smajlloviq. Pas konferencës ai iu lajmërua Zahida Qosiqit dhe për veprimtari aktive në Odë rekrutoi 20 anëtarë të rrejtit për çështje të zhvillimit ekonomik. Meliha Aliq, nënkryetare e Kuvendit popullor të Federatës së B-H-së i shprehu përkrahje rrjetit dhe premtoi se në Kuvend do të angazhohet për çështjet e saj. Ministresha për punë dhe çështje sociale të kantonit, Besima- Boriq-Mariq, rrjetit i premtoi ndihmë përmes përfaqësimit publik për inkuadrimin e organizatave joqeveritare rreth punësimit, për shembull përmes Bursës së punës në kantonin e Sarajevës, i cili vendosi 70 % nga fondi për privatizim t'i shfrytëzojë për zhvillim. Rekomandimet më të rëndësishme janë:
Këshilli
organizues: |
|||||
STAR Home | About
STAR | Programs | Partnerships for
Change | STAR News 1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA Copyright © 1999-2008 World Learning |