![]() |
|||||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|
Partneritete për ndryshime
Partneritetet sinergjike që ndërtojnë lidhje të qëndrueshme, përkrahje dhe lidhje për realizimin e ndryshimeve shoqërore e përbëjnë boshtin e programit të STAR-it. STAR-i, si program ndërkombëtar me përvojë për përkrahjen e rolit udhëheqës të femrave në realizimin e ndryshimeve shoqërore, bashkëpunon me entuziazëm me organizata të tjera të ngjashme, organizata ndërkombëtare, programe bilaterale dhe multilaterale për të rritur mirëkuptimin e fuqisë pozitive të udhëheqjes femërore në përtëritjen dhe në zhvillimin e shoqërisë qytetare pas luftës. STAR Network World Learning bashkëpunon me Gender Task Force of the Stability Pact for Southeastern Europe (Grupin punues për barazinë e gjinive të Paktit për stabilitet për Evropën Juglindore). Bashkëpunimi produktiv realizohet edhe me këto organizata: UNIFEM, Freedom House, Ms. Foundation, Network of East-West Women (Rrjeti i femrave nga lindja dhe perëndimi), International Confederation of Free Trade Unions (Konferenca ndërkombëtare e sindikateve të pavarura), Women Waging Peace ( Femrat në luftë për paqe) dhe me shumë organizata të tjera, të cilat ndajnë përkushtimin e STAR-it ndaj rolit udhëheqës të femrave për realizimin e demokracisë dhe për ndërtimin e paqes në Evropën Juglindore. Prej fillimit partneritetet me shumë donatorë të llojllojshëm publikë dhe privatë janë shumë të rëndësishme për STAR-in. STAR-i përpiqet shumë për ta tërhequr interesimin e donatorëve privatë për të investuar në këtë rajon. Këtë e bën ashtu që në mënyrë aktive edukon donatorë për veprimtari të frymëzuar të femrave në rajonin e shteteve të ish Jugosllavisë dhe për mundësinë e madhe të investimeve filantropike. Fondet publike të USAID-it siguruan përkrahje të vogël, por të rëndësishme financiare, e cila i zgjeroi programet e STAR-it dhe drejtpërdrejt financoi iniciativën vendore në lidhje me rolin udhëheqës të femrave në realizimin e ndryshimeve shoqërore.
Shumë pograme të përbashkëta janë bashkëfinancuar me fondin femëror suedez Kvinna til Kvinna, kurse STAR-i ndihmoi në mënyrë aktive marrjen e përkrahjes financiare nga Fondi global për femra (Global Fund for Women) për më shumë se 70 grupe nga rajoni.
Në prill të vitit 1999 STAR Network Learning themeloi Fondin e Kosovës për femra (Kosovo Women's Fund). Donatorët e mëdhenj dhe të vegjël privatë u përgjigjën shpejt, kur në prill të vitit 1999 STAR network World Learning e themeloi Fondin e femrave të Kosovës, me qëllim që iniciativa lokale për ndryshime shoqërore, të cilën e filluan femrat nga Kosova dhe vendet fqinje, urgjentisht ta pranojë ndihmën e nevojshme financiare.
Mbi 300 njerëz u përgjigjën me përkrahje të vogla financiare dhe dhuruan mbi 400.000$ me çka u mundësuan:
Dhuratat nga fëmijët shkollorë, kishat, sinagogat dhe individët u bashkuan me ndihmën financiare nga fondacionet, duke përfshirë edhe Urgent Action Fund, fondet e fondacionit Tides Foundation (Mendel McCormack, Virginia Wellington Cabot), Unitarian-Universalist Service Committee, Public Welfare Foundation, Working Assets si dhe shumë fonde të vogla familjare. Shtyp këtu (për) listën e përkrahjes programeve të financuara nga Fondi i Kosovës për femra. Lista e programeve të përkrahjes financiare të Fondit të STAR Network-ut për femra (ish Fondi i Kosovës për femra) |
||||||
STAR Home | About
STAR | Programs | Partnerships for
Change | STAR News 1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA Copyright © 1999-2008 World Learning |