| |
Faqja e parė
Pėr STAR-in:
Ē'ėshtė
STAR Network
Qasja e STAR-it
Komiteti Këshilldhënës
Rajonal
Financimi
i STAR-it
Programet
Portofoli i programit
Platforma
e Poreēit
Raport i konferencës
rajonale
-
Partneritete pėr ndryshime
Botimet e STAR-it
Kontaktoni me ne
Lidhjet
Pėr Mėsimin botėror
(World Learning)
|
|
Fondi
i Kosovës për femra financiarisht përkrahu këto programe:
1.
Projektin e mediave/Radiot TV 21
Shkup,
Maqedoni dhe Prishtinë, Kosovë
- 20.000
$ për paisje kompjuterike dhe shpenzimet fillestare për transmetimin
e sërishëm të radio programit për bashkësinë
e refugjatëve kosovarë në Maqedoni, dhe, përmes
internetit, lajme për bashkësinë globale për krizën
në Kosovë dhe
- 14.000$
për aktivizimin e sërishëm të Qendrës për
gazetari dhe zgjidhje të konflikteve dhe Rrjetin e femrave
të reja në Kosovë. Përkrahje e aprovuar nga
Urgent Action Funds.
2.
Qendrën për mbrojtjen e femrave dhe fëmijëve
Tetovë,
Maqedoni dhe Prishtinë, Kosovë
- me
10.000$ për pajisje kompjuterike dhe shpenzime fillestare për
qendrën për kujdes shëndetësor dhe ndihmë viktimave
të traumatizuara, për femrat refugjate nëpër kampet
dhe në bashkësinë shqiptare në Tetovë.
- me
15.000 $ për financimin e qendrës për ndihmë viktimave
nga traumat, viktimave të dhunës në luftë dhe përfaqësimin
e femrave, dëshmitareve të mundshme në Gjyqin ndërkombëtar
për krime të luftës, dhe
- me
6.900 $ për financimin e Dr. Vjosa Dobrunës, drejtoreshës
së repartit për krijimin e politikës shëndetësore
në Qendër, përkrahje e aprovuar nga Urgent Action
Funds.
3.
Qendrën rome
në
Shkup, Maqedoni
- me
10.000 $ për financimin e honorareve, komunikimeve, lëndës
djegës, blerjes së pajisjes kompjuterike dhe programeve për
ndihmë të viktimave nga trauma për thuajse 2000 refugjatë
romë nga Kosova.
4.
Lidhjen e gruas shqiptare
në
Gostivar
- me
3.900 $ për të mbuluar shpenzimet e ndihmës vullnetare
refugjatëve dhe programit për bashkimin e familjeve të
kësaj organizate vendore femërore.
5.
Organizatën humanitare për emancipim, solidaritet dhe barazi
"Dora e femrës, zemrat e femrave"
në
Shkup, Maqedoni
- me
10.000 $ për financimin e punëtorive nëpër kampet
dhe bashkësitë, të cilat do t'i mbledhin femrat maqedone,
shqiptare dhe kosovare me qëllim që bashkë të ndërtojnë
mirëkuptim më të mirë edhe atë përmes
diskutimeve praktike për shëndetin dhe të drejtat e njeriut.
6.
Aureolën
në
Strugë, Maqedoni
- me
9.050 $ për shërbime psikosociale dhe shërbime për
përkrahjen e femrave të zhvendosura dhe femrave refugjate
në këtë bashkësi rajonale.
7.
Organizatën e femrave në zhvillim
Tetovë,
Maqedoni
- me
6. 900 $ për të mbuluar projektin e krijimit të dokumentacionit
për përvojën e femrave refugjate lidhur me dhunën.
8.
Qendrën autonome femërore
në
Beograd, Serbi
- me
7.500 $ përkrahje për shkollën verore për të
drejtat e njeriut të femrave dhe ndryshimeve shoqërore, viti
1999, për femrat e reja nga Serbia, Vojvodina dhe Mali i Zi. Ekipin
e ligjërueseve e përbëjnë femra nga Kroacia, Bosnja
dhe Serbia;
- 10.000
$ për financimin e projektit të rrjetit të organizatave
femërore për mbledhjen e dokumentacionit për 77 ditët
e luftës, i cili do të shërbejë si bazë për
të filluar punën mbi pajtimin në bashkësi, dhe
- 7.000
$ për financimin e shkollës verore në vitin 2000.
9.
Femrat femrave
Sarajevë,
Beograd
- me
10.000 $ për mbulimin e produksionit të materialit, udhëtimeve
dhe shpenzimeve të aftësimit për femrat boshnjake dhe
kroate me përvojë, të cilat do t'i aftësojnë
femrat maqedonase dhe kosovare për të filluar programin për
ndihmë viktimave të traumatizuara dhe për ndihmë
psikosociale për njerëzit e zhvendosur dhe fëmijët
refugjatë, dhe
- 4.700
$ për punëtoritë e mëtejme
10.
Lidhjen e gruas shqiptare
në
Shkup, Maqedoni
- me
5.000 $ për shërbimet e ndihmës familjeve maqedonase,
të cilat u kanë dhënë ndihmë të gjerë
familjeve të refugjatëve nga Kosova
11.
Motrat Qiriazi
në
Prishtinë, Kosovë
- me
3.000 $ për financimin e përtëritjes së bibliotekës,
angazhimit për përtëritjen e shkollës dhe shpenzimeve
për vajzat nga fshati, të cilat do të vijojnë mësimin
nëpër shkolla të mesme dhe fakultete, dhe
- 10.000
$ ndihmë të përgjithshme nga organizata Unitarian
Universalist Service Committee.
12.
Organizatën e grave "Daja Roma"
në
Kumanovë, Maqedoni
- me
10.000 $ për financimin e zyrës ekzistuese për këtë
organizatë në zhvillim, e cila merret me nevojat urgjente
të refugjatëve romë dhe fuqizimin e femrave në bashkësinë
dhe fshatrat e rrethinës.
13.
Sfingën
në
Prishtinë, Kosovë
- me
5.000 $ për mbulimin e shpenzimeve të pjesërishme fillestare
për programin e aftësimit të përkthyesve dhe qendrës
për botime për femrat e reja në Kosovës.
14.
Projektin e pjesëmarrjes, aftësimit dhe teknikës së
përfaqësimit të femrave,
Studime
femërore, Suboticë, Serbi
- me
15.000 $ për mbulimin e punëtorive për femra nga sektori
i OJQ-ve, sindikatave dhe sektorit publik në dhjetë bashkësi.
15.
Shoqatën e femrave afariste
në
Beograd, Serbi
- me
3.200 $ për përkrahje të përgjithshme
16.
Studimet femërore
në
Novi Sad, Serbi
- me
1.876 $ për financimin e shkollës.
17.
Konferencën për femrat e veshura në të zezë
në
Ulqin, Mal i Zi
- me
750 $ për mbulimin e shpenzimeve për transportin e femrave
nga Serbia, Vojvodina, Mali i Zi dhe Bosnja për të vijuar
konferencën triditëshe në temën e dhunës dhe
të ndërtimit të paqes.
18.
Rrjetin politik femërore
në
Beograd, Serbi
- me
500 $ për financimin e rrjetit të parë nga shoqëria
qytetare, partitë politike, sindikatat, mediat dhe sindikatat e
pavarura, të organizuara në Serbi. Qëllimi kryesor i
Rrjetit është të forcohet vetëdija e opinionit dhe
përkrahja ndaj lëvizjes demokratike opozitare. Rrjeti publikisht
do ta paraqesë punën e vet në demonstratat në Beograd
dhe do të shpërndajë afishe me porosi për çështjet
femërore. 500 $ do të ndahen për financimin e afisheve.
19.
Sindikatin e Pavarur
në
Beograd, Serbi
- me
1.200 $ për financimin e punëtorive dhe tryezave të rrumbullakëta
20.
Forumin e femrave të Lidhjes së sindikatave të pavarura
(SSS)
në
Beograd, Serbi
- me
3.500 $ për botimin e materialit promovues për paradën
e 1 Majit. Kjo është lidhja e parë e sindikatave për
femra në Serbi. Qëllimi i projektit të tyre "Nuk ka ndryshime
pa femrat" është që sa më shumë anëtare
të SSS të informohen dhe edukohen për të drejtat
e tyre, për atë se si të bashkohen dhe përfaqësojnë
problemet dhe çështjet e tyre.
21.
Iniciativën femërore për vetëpunësim
në
Novi Sad, Vojvodinë
- me
5.300 $ nga fondi i krizës për rirregullimin e dëmeve
në objektet, të cilat u dogjën gjatë zjarrit të
ditëve të fundit.
22.
Organizatën femërore afariste
në
Podgoricë, Mali i Zi
- me
5.000 $ për financimin e organizatës së parë femërore
afariste në Mal të Zi.
|
|