![]() |
|||||
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
![]() |
|
|
Ç'është STAR Network? "Filluam duke besuar se femrat vendase dinë ç'është më mirë për bashkësitë e tyre dhe se ato, me ndihmën tonë, mund të bëhen mësueset më të mira të cilat do t'i udhëheqin të tjerat. Pikërisht për këtë STAR Network-u është i suksesshëm. - Jill Benderly, bashkëthemeluese e STAR-it Gjatë historisë femrat kanë qenë ato të cilat mblidhnin pjesët e tërë asaj që mbetej pas luftës - i varrosnin të vdekurit, mjekonin lëndimet, strehonin refugjatët, përsëri ndërtonin bashkësitë. Para fundit të shekullit të 20-të ende vazhdojnë 30 luftëra qytetare dhe ndërshtetërore, kurse 80% të viktimave janë fëmijë dhe femra. Mediat informojnë për dhunën seksuale si "armë" gjatë luftës, e cila aprovohet, pa dallim a bëhet fjalë për luftë në Ballkan, Ruandë, Somali apo Indonezi. Femrat e mbarë botës po organizohen për ta ndalur dhunën dhe luftën. Duke iu kundërvënë nacionalizmit, i cili ndozi luftërat në ish Jugosllavinë, femrat nga rajoni shtrinë dorën përtej kufijve etnikë dhe politikë. Guximshëm u organizuan për t'i këshilluar dhe përkrahur femrat e goditura nga lufta. Në vitin 1994, me kërkesë të udhëheqësve/udhëheqëseve të vendit, me ndihmë financiare nga SHBA-të për vendet e jashtme, u organizua STAR-i, mjet i cili tejkalon "lehtësimin dhe shpëtimin". STAR-i ekziston për t'i nxitur udhëheqëset nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi dhe të njejtave për t'u dhënë përkrahje teknike dhe financiare. STAR, akronim për Strategies (strategji), Training (aftësim), Advocacy (përfaqësim publik) dhe Resources (resurse), është krijuar si rrjet i programeve integrale, të cilat i japin ndihmë të vazhdueshme gjeneratës së re të udhëheqëseve me vizion për bashkëpunim ndëretnik dhe paqe në rajon. STAR-i vepron me supozimin se femrat e vendit më së miri dinë ç'është më mirë për bashkësitë e tyre, prandaj edhe mund t'i organizojnë më mirë ndryshimet pozitive shoqërore. Duke tejkaluar rolin e viktimës, ato u bënë udhëheqëse të iniciativave të reja të shoqërisë qytetare për ta ndalur dhunën në luftë dhe familje, për t'u angazhuar botërisht për shëndetin e femrës dhe për të drejtat e saj njerëzore dhe për t`i fuqizuar femrat në zhvillimin e aftësive të duhura për të udhëhequr OJQ dhe ndërmarrje të vogla, si dhe për ta udhëhequr politikën dhe paqen.
Ideja të cilën, në fillim të vitit 1994, e menduan dy Amerikane dhe koleget e tyre rajonale, u zhvillua në një program për tërë rajonin, program i cili tani quhet STAR Network World Learning). STAR-i vepron përmes zyrave rajonale në Zagreb, Beograd, Prishtinë dhe Shkup dhe përmes ekipit ndërkombëtar për përkrahje në Uashington. STAR Network World Learning punësoi një ekip femrash me shumë përvojë, të cilat flasin më shumë gjuhë, veprojnë si aftësuese, përfaqësuese publike të ndryshimeve shoqërore dhe administratore të projektit. Shumë anëtare të personelit të STAR-it janë nga vendi. Të gjitha jashtëzakonisht i janë kushtuar fuqizimit të femrës. 1994-1998: Promovimi i bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërtimit të paqes Jill Benderly dhe Lael Stegall themeluan STAR-in pas konsultimeve me udhëheqëset e vendit. Përveç përvojës së madhe në udhëheqjen femërore politike, fuqizimin e femrave, zhvillimin e mediave dhe shoqërisë qytetare, ato gjithashtu kanë edhe njohuri të gjerë për këtë rajon.
Duke u përqqëndruar mbi zhvillimin afatgjatë të udhëheqjes demokratike në vend të "lehtësimit dhe shpëtimit " afatshkurtër, STAR-i mori pjesë në mbi 150 iniciativa të shoqërisë femërore qytetare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi. Në fillim, nën udhëheqjen e Delphi International-it, me mjete të fituara nga USAID-i dhe donatorëve privatë, STAR-i jepte përkrahje teknike dhe ndihmë për rrjetëzim. Lidhjet e forta ndëretnike dhe ndërshtetërore të krijuara gjatë luftës mundësuan krijimin e një rrjeti të autoritetshëm dhe të aftësuar të organizatave femërore për të dhënë shërbime sociale dhe për përfaqësim publik nën udhëheqjen e udhëheqëseve vendase në tërë rajonin në shtetet e ish-Jugosllavisë. 1999-2000: Nxitja e udhëheqësisë femërore ekonomike dhe politike Pasi që STAR-i në vitin 1999 iu bashkua World Learning-ut, ai fitonte mjete nga USAID-i dhe donatorë privatë që veprimin e vet ta zgjerojë prej organizatave joqeveritare edhe mbi femrat e sektorit afarist, mbi partitë politike, sindikatat dhe qeverinë. STAR Network Learning-u ndihmon forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, rrit bashkëpunimin mes organizatave joqeveritare, ndërmarrjeve dhe qeverisë dhe shpejton pjesëmarrjen e femrave në sektorin politik dhe afarist. |
|||||
STAR Home | About
STAR | Programs | Partnerships for
Change | STAR News 1015 15th Street, NW, Suite 750, Washington, DC 20005 USA Copyright © 1999-2008 World Learning |